Gjithmonë bashkë, edhe pse të ndarë! Ky është përkufizimi i raportit të Elisabetta Gregoraci dhe Flavio Briatore, të cilët janë rikthyer bashkë pavarësisht divorcit nga martesa që zgjati 9 vite.
Pas sfilatës në Kanë në të cilën ata u prezantuan si çift, edhe pse dashuria mes të dyve përfundoi në vitin 2017, Elisabetta dhe Flavio e konfirmuan rikthimin edhe në Monako, ku u shfaqën përkrah djalit, Nathan Falco.
Dhe në mbrëmje pas garës së Formula 1 ata festuan me miqtë në klubin e menaxherëve, ku nuk u pa asnjë gjurmë e Giulio Fratinit, i cili njihej deri më tani si i dashuri i Elisabetta-s.















Pavarësisht diferencës prej 30 vitesh në moshë, Elisabetta Gregoraci dhe Flavio Briatore gjithmonë janë dukur mëse të lumtur në krah të njëri-tjetrit dhe e njëjtë ishte panorama teksa u shfaqën për të ndjekur garën për çmimin e madh të Monakos.
Elisabetta Gregoraci dhe Flavio Briatore u martuan në vitin 2008, ndërsa Nathan Falco Briatore lindi në 2010. Elisabetta dhe Flavio janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe për djalin e tyre i ndajnë pushimet së bashku. (A2 Televizion)