Flavio Briatore shërohet nga koronavirusi dhe kthehet në Monte Carlo

Nga A2 CNN
13 Shtator 2020, 14:03 | Bota
Flavio Briatore shërohet nga koronavirusi dhe kthehet në Monte Carlo

Flavio Briatore tashmë konfirmohet si i shëruar nga koronavirusi.

Sipërmarrësi i njohur dhe pronari i "Billionaire", pas dy tamponësh negativë, u kthye në rezidencën e tij në Monte Carlo mbrëmjen e së shtunës.

70-vjeçari pas një jave në spital, në spitalin "San Raffaele", qëndroi në izolim në shtëpinë e mikeshës së tij, Daniela Santanché, nga 29 gushti.

Rreth 70 raste pozitive me koronavirus u regjistruan në klubin e natës “Billionarie” të Porto Cervo, lokali që është në pronësi të Briatores. Ai u mbyll në 17 gusht pasi Briatore pati përplasje me kryekomunarin e zonës, i cili vendosi moslejimin e muzikës pas mesnatës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos