Flet dëshmitari që pa autorin e të shtënave në Vlorë: Ishte me kallash, e pandeha për polic

Nga A2 CNN
21 Prill 2021, 20:29 | Kronikë
Flet dëshmitari që pa autorin e të shtënave në

Autori që tronditi pasditen e sotme fshatin Poro në Vlorë, ishte i veshur me xhup të zi, syze dhe kapele dhe mbante në dorë një kallashnikov. Është kjo ajo që tregon dëshmitari, i cili pa autorin të qëllonte në drejtim të lokalit ku edhe ai vetë ishte ulur.  Ai thotë se në fillim mendoi që autori mund të kishte qenë polic kufiri, ndërsa shprehet se nuk ka asnjë dijeni për ngjarjen.

“Për të hapur derën shikonte andej shikonte këtej, dera hapur ishte. Ishte me syze dhe kapele, një person pashë unë. Unë e pandeha për polic të kufirit me kallash ai dhe bredh, dil këtej e dil andej. Nuk foli asnjë llaf, Qëlloi aty në drejtimin që është e llogaritur që plumbi mund të kapë në kraharor o në kokë, drejtpërdrejt në lokal, në lokal isha unë dhe i zoti i lokalit. Një karikator i gjithi 28, atje janë vrimat. Ne ikëm me vrap, ai ishte në këmbë, nuk pamë makinë, nuk foli fare iku siç ikën një njeri normal. Nuk tha asgjë. Kishte veshur xhup. Në atë moment që sheh armën vëren armën. Xhupi dukej si i zi. Nuk di fare asgjë për motivet, nuk kam asnjë dijeni, unë jam hallexhi, mezi nxjerr bukën e gojës. Nuk di fare për këto gjëra, as me politikë merren as me gjë nuk merrem”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos