Vrasja në Elbasan, dy nga të plagosurit transferohen në Spitalin e Traumës

Nga A2 CNN
21 Prill 2021, 18:12 | Kronikë

Ndërkohë që ende vijon puna e forcave të policisë për të zbuluar dinamikat e vrasjes së sotme në Elbasan të Pjerin Xhuvanit, bëhet e ditur që dy nga të plagosurit e ngjarjes që po trondit opinionin publik janë transferuar në kryeqytet, në spitalin e Traumës.  

Dy personat janë nxjerr me barela dhe të mbuluar me çarçaf për mos t’u identifikuar para kamerave. Gjatë transportimit, të plagosurit ishin të vetëdijshëm dhe lëviznin gjymtyrët e sipërme.

Njëri prej tyre, sipas burimeve, është dhëndri i viktimës, Eltjon Bodinaku, ndërsa tjetri është Emiljan Prenga. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/21/tronditet-elbasani-vritet-pjerin-xhuvani-4-te-tjere-mbeten-te-plagosur-mes-tyre-nje-efektive-policie-arrestohet-autori-i-dyshuar-eshte-shoqeruesi-i-gazment-bardhit/
https://a2news.com/2021/04/21/tronditet-elbasani-vritet-pjerin-xhuvani-4-te-tjere-mbeten-te-plagosur-mes-tyre-nje-efektive-policie-arrestohet-autori-i-dyshuar-eshte-shoqeruesi-i-gazment-bardhit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos