Procesi 2 vjet në "ngërç”, Shullazi "blindon" mbrojtjen, merr avokate amerikane

Nga A2 CNN
21 Prill 2021, 19:21 | Kronikë
Procesi 2 vjet në "ngërç”, Shullazi

Pas gati dy vitesh zvarritje të procesit ndaj tij në Gjykatën e Posaçme të Apelit, Emiliano Shullazi, ka “blinduar” mbrojtjen e tij. Nga kjo e mërkurë përveç avokatit të tij Vladimir Meçe, Shullazi do të përfaqësohet edhe nga avokatja greko-amerikane, Lambrini Nassis.

Por procesi ndaj Shullazit dhe 4 të bashkëpandehurve të tij, i ngelur “në vend numëro” prej dy vitesh nuk doli nga ngërçi. Avokatë refuzuan praninë e gjyqtares Miliana Mucca në trupë, që sipas tyre ka papajtueshmëri ligjore. Ata thanë se do të ankimonin në Gjykatën e Lartë vendimin që refuzoi kërkesën e tyre për përjashtimin e saj.

Emiliano Shullazi dhe 4 të bashkëpandehurit e tij, të fajësuar për “gjobëvënie” dhe “grup kriminal” kërkojnë pafajësi në Apel. Në nëntor të vitit 2019 ata u shpallën fajtorë nga Gjykatë për Krime e Rënda dhe u dënuan me 55 vite burg në total. Aktualisht ata janë të izoluar në qelitë e regjimit të ashpër 41bis. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos