
Pas deklaratës së ambasadores amerikane Kim edhe diplomati britanik Duncan Norman ka reaguar në lidhje me vendimin e KAS për fletën e votimit.
Ambasadori britanik bëri thirrje që të arrihet sa më shpejt një marrëveshje për fletën e votimit në mënyrë që votuesit të ketë mundësi të familjarizohet me të përpara ditës së zgjedhjeve.
“E rëndësishme është që të bihet dakord në kohë për fletën e votimit për t'u dhënë votuesve një shans të familjarizohen me të përpara ditës së zgjedhjeve. Por ajo gjithashtu duhet të jetë e qartë në mënyrë që të numërohet një votë për partinë dhe kandidatin që zgjedhësi dëshiron të zgjedhë”, shkruan ambasadori Norman. (A2 Televizion)