Fushata e PD, Basha: Shqipëria ka ngelur njësoj si trafiku në Unazën e Re

Nga A2 CNN
3 Prill 2021, 18:50 | Politikë
Fushata e PD, Basha: Shqipëria ka ngelur njësoj si trafiku në

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi fushatën elektorale me një takim me gratë dhe vajzat e zonës së Unazës së Re në Tiranë.

Pasi u njoh me shqetësimet e tyre, kryedemokrati premtoi se qëllimi i tij është t’i kthejë qeverisjes një fytyrë njerëzore. Basha shtoi se prej 8 vitesh Shqipëria ka ngelur në vend numëro, duke e krahasuar me trafikun në Unazën e Re.

“Kështu si ka ngelur trafiku në Unazën e Re ashtu ka ngelur Shqipëria. Ajo që i bashkon problemet e ndryshme që ngritët është që do të marrin zgjidhje nga programi ynë i ngritur nga ekspertët. Ne nuk vijmë me premtime boshe. Jemi të vendosur që qeverisjes t’i kthejmë një fytyrë njerëzore. Politika nuk është e pisët. Të pisët e bëjnë ata që duan të përfitojnë në kurriz të qytetarëve”, tha Lulëzim Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos