Florent Avdyli, gati për rikthimin tek Teuta

Nga A2 CNN
4 Janar 2022, 17:42 | Futboll
Florent Avdyli, gati për rikthimin tek Teuta

Merkatoja e dimrit për kampionët në fuqi të Teutës po vijon me ritme të shpejta.

Pas zyrtarizimit të Rubin Hebajt dhe Jurgen Goxhajt, “Djemtë e Detit” po mendojnë për një tjetër rikthim në skuadër. Bëhet fjalë për Florent Avdylin, ish-futbollisti i Prishtinës, i cili pak ditë më parë prishi kontratën me klubin kosovar dhe aktualisht është një lojtar i lirë.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se 28-vjeçari ndodhet në Durrës dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi.

Avdyli është një emër i njohur për tifozerinë e Durrësit, pasi ka qenë protagonist i titullit kampion, ndërsa ka fituar dhe një Kupë Shqipërie e një Superkupë me fanellën e Teutës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos