
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar një tjetër kallëzim në Prokurorinë e Tiranës lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.
Aleanca ka kallëzuar për shpërdorim detyre të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës që kanë votuar për prishjen e Teatrit Kombëtar.
“Po presim të shohim lëvizje konkrete, ne do të këmbëngulim deri në fund dhe jam i bindur se me veprimet tona juridike do të kthejmë shpresën se gjërat mund të bëhen në këtë vend”, tha Robert Budina. (A2 Televizion)