Fluksi i madh i të infektuarve me Omicron, mjekja: Izolimi dhe masat tani kanë më shumë vlerë

Nga A2 CNN
18 Janar 2022, 08:46 | Aktualitet
Fluksi i madh i të infektuarve me Omicron, mjekja: Izolimi dhe masat tani

Varianti Omicron i koronavirusit e ka vendosur sistemin shëndetësor në një situatë më të vështirë, për shkak të fluksit të madh të njerëzve të infektuar. Kështu u shpreh mjekja pneumonologe Silvana Sadria në studion e “Dita jonë”, e cila theksoi se izolimi dhe respektimi i masave, tani kanë më shumë vlerë se asnjëherë.

“Nuk jemi më në ato situata fillestare të pandemisë. Omicron na ka vënë në një situatë më të vështirë, me fluksin e madh të njerëzve, sepse nëse është një pjesëtar i familjes i infektuar, brenda pak ditësh shumë shpejt infektohet e gjithë familja. Numrat janë rritur shumë dhe statistikat janë edhe më shumë se aq, masat tani kanë më shumë vlerë se asnjëherë sepse përhapja është shumë e shpejtë. Personeli shëndetësor është në gatishmëri. Tjetër vështirësi është edhe gripi stinor që vitin e kaluar nuk e kishim. Simptomat janë pak a shumë njësoj dhe ky është paniku që i kap. Izolimi dhe masa, më shumë se asnjëherë, ka vlerë te ky variant, sepse e gjithë periudha është 3-5 ditë dhe negativizimi është shumë shpejt”.

https://a2news.com/2022/01/17/perhapja-e-omicron-ne-shqiperi-zbulohen-3-zonat-qe-jane-vatrat-kryesore/

Ajo tha se për shkak të fluksit të madh të të prekurve nga ky variant, numri i vizitave në ditë ka arritur në 50-60 nga 10 që ka qenë norma ligjore mesatare. “Norma ligjore mesatare është 10 pacientë në një turn, ndërkohë tani shkojnë edhe 50-60. Ne shpesh jemi të lodhur dhe s’kemi kohë as për t’u sëmurur. Ne e kemi kaluar të gjithë Covid në stafin e Dispanserisë, përveç meje. Jemi të gjithë të vaksinuar”. Mjekaj Sadria apeloi për kujdes të shtuar pasi përpos variantit Omicron ka ende të prekur me variantin Delta, i cili është gjithashtu në qarkullim.

https://a2news.com/2022/01/16/varianti-omicron-do-ti-infektoje-te-gjithe-nuk-ka-shpetim-por-kalohet-me-lehte/

Sa i përket Covidit të gjatë, ajo nënvizoi se më shumë vështirësi kanë hasur me pacientët e sëmurë me diabet dhe sëmundje imune për rikuperim. “Pasi kalon faza akute që shpëton jetë dhe ata që e kalojnë lehtë të gjithë rikthehen te pneumologu, se kjo sëmundje ka prekur bazën e pjesës së pulmonit dhe ka lënë një fibrozë ku duhet testuar kapaciteti pulmonar. Ka pacientë që janë rikthyer në gjendjen e mëparshme. Periudha më e vështirë është e rikuperimit. Ka pasur pacientë që kanë ndenjur shumë me oksigjen sidomos ata me diabet, po dhe te këta kemi pasur më shumë vështirësi. Rikuperimi vazhdon”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos