206 familje shqiptare do të strehohen në bllokun e dytë të banesave që janë drejt përfundimit në Kavajë në vijim të procesit të Rindërtimit. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, ku thekson se bëhet fjalë për një financim 100% nga qeveria shqiptare.
“Mirëmëngjes me bllokun e dytë të banesave në Kavajë që po bëhen gati për 206 familje të tjera, me financim 100% nga qeveria shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. (A2 Televizion)