Trafiku i rënduar në Rrugën e Kombit, në aksin Morinë – Ura e Drinit ka bërë që të shtohen forcat e policisë për të ndihmuar në lëvizjen e mjeteve, por edhe sportelet në pikën kufitare, për të lehtësuar kalimin.
Për shkak të punimeve te ura e Drinit, por edhe fluksit të madh të makinat raportohet se kanë qëndruar me orë të tëra në vend. Policia e Shtetit njoftoi se në pikën kufitare ka nisur të zbatohet procedura e përshpejtuar e kalimit të mjeteve dhe udhëtarëve, edhe pse njofton se po kryen kontrolle “me përzgjedhje dhe sipas analizës së riskut, për mjete dhe persona të dyshuar për veprimtari të kundërligjshme, që mund të përfitojnë nga fluksi”.
Me automjetet që lëvizin në drejtim të bregdetit nga Kosova, janë vendosur grupe fikse të Policisë Rrugore për të ndihmuar qarkullimin e automjeteve në të dyja kahet e lëvizjes. (A2 Televizion)