Fundjava dhe Kurban Bajrami sjellin mijëra qytetarë nga Kosova në Shqipëri

Nga A2 CNN
10 Gusht 2019, 10:26 | Aktualitet
Fundjava dhe Kurban Bajrami sjellin mijëra qytetarë nga Kosova në

Festa e Kurban Bajramit ka sjellë fluks në pikën e kalimit kufitar të Morinit në fillim të kësaj fundjave. Mijëra qytetarë të Kosovës, iu drejtuan bregdetit shqiptar për të pushuar dhe për të festuar Kurbanin Bajramin. Në mesin e tyre kishte edhe shumë emigrantë që po ktheheshin në vendet e punës pas pushimeve në vendlindje.

https://a2news.com/2019/08/10/linja-brindisi-vlore-ankesa-per-vonesat-ne-itali-dhe-kushte-jo-te-mira-ne-traget/

Vetëm nga ora 05:00 e së shtunës raportohen të kenë hyrë në vend 2463 mjete me 12486 shtetas, shifra këto që pritet të rriten në orët në vijim.

Përballë këtij fluksi policia kufitare e Morinit ka ngritur traun e doganës duke operuar me procedurë të përshpejtuar. Ndërkohë fluks të lartë pati edhe në hyrje për në Kosovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos