Linja Brindisi-Vlorë, ankesa për vonesat në Itali dhe kushte jo të mira në traget

Nga A2 CNN
10 Gusht 2019, 16:13 | Aktualitet
Linja Brindisi-Vlorë, ankesa për vonesat në Itali dhe kushte jo

Problemet e pasagjereve që zgjedhin linjën e udhëtimit nëpërmjet portit të Vlorës në linjën Vlorë-Brindisi, duket se kanë ndërruar anë duke u ankuar me shumë për kushtet përtej detit. Tashmë që porti i Vlorës ka terminal ri të pritjes dhe përpunimit të pasagjereve, duket se vonesat dhe kushtet jo të mira u adresohen vendit fqinj në Brindisi.

Përveç vonesave në portin e Brindisit, pasagjerët ankohen edhe për kushtet në tragetin e vetëm që kryen linjën Vlorë-Brindisi.

Gjatë 10 ditëve të para të muajit gusht vetëm nga porti i Vlorës kanë hyrë 9000 shtetas, kryesisht emigrante shqiptare që jetojnë dhe punojnë në Itali, por edhe vizitorë të huaj që vijnë me pushime në Vlorë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos