Fluks në Morinë, 15 mijë persona kalojnë drejt Shqipërisë

Nga A2 CNN
12 Shtator 2020, 10:57 | Aktualitet
Fluks në Morinë, 15 mijë persona kalojnë drejt

Mbi 15 mijë persona kaluan sot në pikën kufitare të Morinës, duke krijuar fluks. Shqiptarët e Kosovës i drejtohen bregdetit për të shfrytëzuar edhe këto ditë të nxehta të shtatorit, kur jemi në fund të sezonit veror.

Shtimi i personelit dhe përshpejtimi i procedurave ka bërë që kalimi i tyre të bëhet brenda dy orëve duke shmangur pritjet e gjata në radhë. Ky fluks ka vijuar përgjatë gjithë verës, ku edhe pse në kushte pandemie, qytetarët nga Kosova nuk janë ndalur për të shfrytëzuar bregdetin tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos