
Edhe pse kryeqendra e festimeve për 15-vjetorin e pavarësisë është në Kosovë, nuk ishin të paktë qytetarët e Kosovës që kanë zgjedhur Shqipërinë për të festuar pavarësinë e Kosovës.
Sipas tyre, nuk ka asnjë ndryshim nëse pavarësinë e feston në Kosovë apo Shqipëri, pasi jemi një komb.
Ndërkohë, nga të dhënat zyrtare rezulton se nga orët e para të mëngjesit e deri mesditën e së premtes, në territorin shqiptar vetëm nga pika e kalimit kufitar të Morinës janë futur mbi 15 mijë persona, me 4371 autovetura dhe 57 autobusë. Ndërsa policia kufitare ka aplikuar kalimet e përshpejtuara për të shmangur radhët. (A2 Televizion)