
Për shkak të numri të shtuar në radhë të qytetarëve që aplikojnë për karta ID, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile njofton se zyrat e aplikimit do të qëndrojnë të hapura edhe ditën e shtunë.
Kështu të hapura këtë të shtunë do të jenë zyrat e aplikimit për dokumente biometrike në Tiranë, Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Lushnje, Korçë, Shkodër dhe Vlorë.
Ministria e Brendshme ftoi pak ditë më parë çdo qytetar të verifikojë skadencën e kartës ID dhe të mos e lërë për ditën e fundit aplikimin!
Kartat e identitetit dhe pasaportat janë në prag të skadimit për shumë qytetarë. Nga fillimi i tetorit ato që skadojnë në fund të këtij viti nuk do të mund të përdoren më, nëse nuk shoqërohen me dokumentin e aplikimit. (A2 Televizion)