
Edhe pse jemi në prag të verës, një fluks virozash janë ende në qarkullim. Mjekët pediatër flasin për një situatë gati të pazakontë në këtë periudhë.
Ndryshe nga stina e dimrit, aktualisht është në qarkullim gripi i tipit B i mbivendosur me viroza të tjera. 30% e fëmijëve të sëmurë në këtë periudhë kanë mbivendosje të infeksioneve dhe gati gjysma e tyre përfundojnë me bronkopneumoni.
Mjekët thonë se edhe Covidi është ende prezent. Edhe pse jo ne shifra të shtuara, mbivendosja e tij më virozat e tjera këtë periudhë ka rritur sëmundshmërinë thuajse në të gjitha grup moshat.
Temperatura e zgjatur deri dy javë ka qenë klinika kryesore e Covidit-19 në këtë sezon. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e mjekëve pediatër gjatë punës së tyre është imuniteti I dobët i fëmijëve të lindur gjatë pandemisë.
Më rënien e agresivitetit të Covid-19 pas 2 viteve pandemi, këtë vit ishte gripi I stinës ai që shkaktoi sëmundshmëri të lartë dhe komplikacione tek të gjitha grup moshat. (A2 Televizion)