Sociologu: Prindërit duhet të ndryshojnë sjelljen ndaj adoleshentëve

Nga A2 CNN
18 Maj 2023, 23:14 | Sociale
Sociologu: Prindërit duhet të ndryshojnë sjelljen ndaj

Sociologu Gëzim Tushi, në një lidhje direkte me studion e “Ditarit”, në A2 CNN, deklaroi se prindërit duhet të ndryshojnë sjelljen e tyre ndaj fëmijëve adoleshentë.

“Prindërit duhet të ndryshojnë. Duhen parime të reja të prindërimit dhe mënyra të reja sjelljeje me adoleshentët e sotëm. Një pjesë e madhe e konflikteve që krijohen në familje dhe kjo urrejtja mes adoleshentëve dhe prindërve vjen sepse instrumentat edukative që vazhdojnë të përdoren në familjen shqiptare janë të vjetra dhe në vend që të sjellin komunikim, sjellin konflikte agresive”, u shpreh Tushi.

“Prindërit duhet të kuptojnë që koha e sotme nuk e pranon mënyrën autoritariste. Nëse prindërit vazhdojnë të mendojnë se mund ta mposhtin adoleshentin, e kanë gabim. Vetëm komunikimi është rruga e vetme për t’u marrë vesh me ta”, shtoi sociologu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos