Mijëra pushues që po i drejtohen plazhit të Shëngjinit në Lezhë kanë sjellë një trafik të rënduar nga Miloti deri në Shëngjin dhe në dalje të qytetit të Lezhës.
Rrugët janë bllokuar nga qindra automjete, shumica prej të cilave vijnë nga Kosova për të kaluar këto ditë të nxehta verore në plazhet shqiptare.
Për të mbajtur nën kontroll trafikun, policia e Lezhës, me ndihmë dhe nga policia e Kosovës, janë të pozicionuara në kryqëzimet kryesore e megjithatë pritjet janë të gjata.
Kjo situatë përsëritet çdo verë pasi rruga që të çon në Shëngjin nuk e përballon fluksin e lartë të mjeteve. (A2 Televizion)