Nis muaji i hapur i vaksinimit, Manastirliu apel qytetarëve

Nga A2 CNN
1 Gusht 2021, 10:23 | Aktualitet
Nis muaji i hapur i vaksinimit, Manastirliu apel qytetarëve

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, njoftoi hapjen zyrtarisht të muajit për vaksinimin kundër koronavirusit të çdo qytetari që e ka mbushur moshën 18 vjeç.

Sipas ministres, qytetarët që duan të vaksinohen mund të paraqiten në çdo qendër shëndetësore apo vaksinimi me vetëm një kartë identiteti.

Ministrja përsëriti edhe njëherë apelin drejtuar qytetarëve që të mos neglizhojnë, por të vaksinohen, si e vetmja rrugë për të mposhtur pandeminë e koronavirusit.

“Nis sot muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç. Me kartën e identitetit, ju mund të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit për të kryer vaksinën antiCOVID.  Qendrat e vaksinimit që do të jenë të hapura nga ora 08:00-20:00”, shkruan Manastirliu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos