Pas 4 ditësh nën pushtetin e flakëve më në fund në Vlorë ka mbërritur helikopteri i FA për të vënë në kontroll zjarret e mëdha në Dukat dhe Orikum.
Mbërritja e helikopterit të Forcave të Armatosura, për të ndërhyrë në fikjen e zjarreve, ka filluar të stabilizojë gradualisht gjendjen e rënduar në këtë zonë.
Zjarrfikës dhe banorë të zonës punuan për orë të tëra që të shuanin zjarret, por ishte e pamundur për shkak të terrenit të vështirë dhe erës që ndihmonte flakët.
Ndërhyrja e ushtrisë nga ajri u përshëndet dhe nga kryebashkiaku Leli që i falënderoi të gjithë për sakrificat e treguara në këto ditë të vështira. (A2 Televizion)