
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastrirliu ka deklaruar sot se gjashtë pacientë të infektuar me COVID-19 janë shëruar dhe tashmë kanë lënë ambientet e spitalit Infektiv në kryeqytet.
Pacientët janë kthyer në shtëpi mbrëmjen e djeshme, pasi testi konfirmues ka dhënë rezultat negativ.
Në total deri tani janë 31 të prekur nga COVID-19 (në spital dhe të vetizoluar) të cilët janë shëruar. Gjithsesi, pacientët duhet të qëndrojnë edhe 14 ditë të tjera në karantinë. (A2 Televizion)