Një kapitene e Forcave Ajrore Mbretërore Kanadeze mbeti e vrarë pasi avioni i saj u rrëzua të dielën, ndërsa një tjetër person mbeti i plagosur. Jennifer Casey ishte ngritur në fluturim për të rritur moralin e personelit mjekësor që po punon për t’u kujdesur për të prekurit nga koronavirusi. Një tjetër pilot arriti të hidhej para kohe dhe shpëtoi.
I gjithë aksidenti tragjik u filmua, pasi ndjekës të shumtë po shihnin fluturimin akrobatik. (A2 Televizion)