E frikshme, majmuni-akrobat rrëmben fëmijën në sytë e së ëmës

Nga A2 CNN
4 Maj 2020, 20:49 | Kapur në kamera

Nuk dihet se çfarë ka kaluar në mendjen e kafshës së vogël, dhe çfarë synimi kishte, por ajo që mund të thuhet është se skena e xhiruar nga një amator në Indonezi është një makth për çdo nënë.

Një grua po luante me tre fëmijët e saj kur në një moment një majmun i vogël i drejtohet me shpejtësi familjes.

Majmuni i ka hipur njëlloj biçiklete dhe duket se e zotëron mjeshtërisht, por kur kalon pranë tyre ndryshon planin e tij. Majmuni akrobat i hidhet njërës prej vajzave , dhe tenton ta rrëmbejë duke e tërhequr zvarrë në rrugë.

Ndërkohë që mamaja duket sikur nuk reagon nga habia, fatmirësisht një person arrin të ndjekë kafshën dhe ta detyrojë të lëshojë vogëlushen. Gjithçka shkoi mirë, por skena ka shokuar të gjithë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos