Si në videolojëra, makina e ndjekur nga policia rrokulliset dhe vazhdon arratinë

Nga A2 CNN
13 Maj 2020, 14:13 | Kapur në kamera
Si në videolojëra, makina e ndjekur nga policia rrokulliset dhe

Një makinë e ndjekur nga policia në Oklahoma u përmbys plotësisht në mes të rrugës, por më pas vazhdoi arratinë edhe për disa kilometra të tjera para se shoferi të arrestohej.

Sipas KFOR, një televizion lokal në qytetin e Olkahomës, në makinë ishin dy persona, shoferi 43-vjeçar Floyd Grass, dhe një grua. Nuk dihet se për çfarë nisi ndjekja dhe cilat janë akuzat që rëndojnë mbi të arrestuarin, por pamja dramatike e makinës së tij që fluturon në ajër, rrotullohet 360 gradë dhe vazhdon rrugën, u përhap me shpejtësi në rrjet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos