Një kërcim mbresëlënës i një rrëqebulli është kapur nga kamerat në një liqen në Luiziana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Fuqia dhe saktësia e jashtëzakonshme e kafshës ka bërë që ajo të kërcejë disa metra, nga një trung në një tjetër në liqen, duke mos u lagur.
Ky lloj rrëqebulli, me putra të mëdha dhe madhësi gati sa dyfishi i një maceje shtëpiake, në pyje e këneta në Amerikën e Veriut. (A2 Televizion)