
Qindra dele përfituan nga boshatisja e rrugëve për shkak të mbylljes së njerëzve në shtëpi, për të vërshuar të lira. Video e publikuar në rrjetet sociale në qytetin turk Samsun të dielën u përhap me shpejtësi. Të drejtuara nga bariu, delet në disa momente ndalonin në trotuar, për të ngrënë bar.
Pamje të tilla, të kafshëve që përfitojnë nga mungesa e njerëzve, për të “rifituar” territorin që dikur i përkiste atyre.
Pjesa më e madhe e qyteteve në Turqi ishin në izolim të plotë përgjatë fundjavës, një prej masave të marra edhe atje për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Deri të dielën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kanë humbur jetën mbi 3300, ndërsa rastet e konfirmuara mbi 126 mijë, numri më i lartë pas Evropës perëndimore, Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. (A2 Televizion)