FMN e shqetësuar, kritika e rekomandime për qeverinë

Nga A2 CNN
7 Maj 2019, 10:59 | Ekonomi
FMN e shqetësuar, kritika e rekomandime për qeverinë

Fondi Monetar Ndërkombëtar është më pesimist për ekonominë shqiptare gjatë këtij viti, duke e ulur parashikimin në 3,5%, nga 3,7% që e kishte më parë. Në deklaratën përmbyllëse, kreu i misionit dyjavor në Tiranë, Jan Kees Martin, deklaroi se kjo vjen si pasojë e prodhimit më të dobët të energjisë dhe shtimit të rreziqeve nga partnerët ndërkombëtarë.

Misioni i FMN la edhe shumë detyra për qeverinë shqiptare, veçanërisht në drejtim të menaxhimit të borxhit dhe të financave publike. Qeveria duhet ta ulë borxhin, që FMN e llogarit në 69,9% të PBB përmes rritjes së të ardhurave dhe jo shkurtimit të investimeve publike.

Duke u ndalur tek partneriteti publik privat, misioni i ka ripërsëritur qeverisë shqiptare kërkesën që të ndalojë menjëherë dhënien e kontratave të partneritetit publik privat, për shkak të riskut të lartë që kanë për buxhetin dhe ekonominë.

Kritika të forta, FMN la edhe për draftin e qeverisë për krijimin e korporatës së investimeve shqiptare. Sipas përfaqësuesve të institucionit ndërkombëtar, KISH mund të kthehet në një instrument shpenzues të mbajtur jashtë buxhetit, çka do të rrezikonte disiplinën fiskale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos