



Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ka zbarkuar mbrëmë në Vlorë, në mbështetje të policisë së qytetit.
Efektivët kanë krehur zonat me risk të lartë, ku fokusi ka qenë kontrolli për eksponentë të botës së krimit, si dhe janë kontrolluar dhe automjete të dyshuara për armë mbajtje pa leje dhe posedim lëndësh narkotike.
Gjithashtu ka pasur kontrolle edhe në zona të thella për persona të cilët mund të fshihen në to. Deri tani, policia nuk ka dalë me njoftim zyrtar, mbi atë që ka arritur përmes këtij operacioni. (A2 Televizion)