
Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit të thirrur nga firmat e 4200 delegatëve, të cilat pretendon se i kanë zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD, Sali Berisha e cilësoi si një lindje të dytë për forcën më të madhe të opozitës.
“11 dhjetori është monument i madhërishëm i përpjekjeve dhe idealeve për të rivendosur pluralizmin politik në piedestalin që e meriton. 11 dhjetori është ditëlindja e dytë e Partisë Demokratike”, tha Sali Berisha.
Ftoi të gjithë delegatët që të injorojnë atë që e cilësoi si antikuvendi i 18 dhjetorit.
“Ftoj çdo delegat që të mos shkojë, të braktisë antikuvendin e datës 18, “de facto” mbledhjen e shoqatës Basha-Bardhi.
Ndaj kryetarit aktual të partisë riktheu akuzat për manipulim në zgjedhjet e brendshme në parti.
“Arritëm ne, partia që solli votën, zhduku votën për veten e saj. Në e dimë mirë sa votuan në korrik dhe sa u raportuan. E gjithë bota e mori vesh se si u përdhos vota në PD”, shtoi ish-kryeministri.
Ndër të tjera, kryedemokratit i kujtoi edhe një herë ato që i cilësoi si dosje të pengmarrjes.
“Këtu u bë autor, bashkautor Lulzim pengu, i cili i kapur për zverku me dosjen Muzin shkelmoi mbi sovranitetin e PD dhe të vendit”, përfundoi Sali Berisha.
Foltorja përmbyllëse do zhvillohet të premten më demokratët e Kurbinit. (A2 Televizion)