Në një postim në Facebook, kryeministri Rama ka publikuar pamje nga lagja e Rilindjes pas tërmetit në Fushë Krujë.
Kryeministri shkruan në Facebook se familjet e goditura do të festojnë Vitin e Ri dhe do t'i gëzojnë shtëpitë e reja me fëmijët e tyre, në të gjitha vitet përpara
Më herët, Rama ishte i pranishëm në Thumanë, një ndër fshatrat më të prekur të tërmetit fatkeq të 26 nëntorit 2019, ku përveç dëmeve materiale, u regjistruan dhe 24 viktima. Ai pa nga afër punimet e fundit për banesat të cilat priten të jenë gati deri në fund të vitit. (A2 Televizion)