Fondet e BE-së, ekspertët: Qeveria nuk di si t’i marrë

Nga A2 CNN
11 Korrik 2019, 16:06 | Ekonomi
Fondet e BE-së, ekspertët: Qeveria nuk di si t’i marrë

Qeveria shqiptare është më pak efikasja në përthithjen e fondeve nga Bashkimi Europian. Në garën me vendet fqinje të Ballkanit Perëndimor, ne renditemi të fundit për fondet e përfituara nga instrumentet e paraaderimit.

Eksperti Selami Xhepa fajëson për këtë situatë përkushtimin dhe punën e dobët të administratës në propozimin e projekteve që i shërbejnë sektorëve prioritarë të ekonomisë.

Sipas drejtorit të Deloitte Shqipëri dhe Kosovë, Maksim Caslli, qeveria shqiptare po angazhohet në krijimin e kapaciteteve për tërheqjen e fondeve, që do t’i shërbenin për të realizuar një listë projektesh prioritare me vlerë 13 miliardë euro.

Sipas ekspertëve, qeveria duhet të fokusohet jo vetëm tek projektet në infrastrukturë, por edhe për mbështetjen e sektorëve prioritarë si bujqësia dhe turizmi, në mënyrë që paratë e investuara të kthehen në vlerë të shtuar për ekonominë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos