Forcat amerikane dhe britanike hakmerren ndaj sulmit në bazën ushtarake

Nga A2 CNN
13 Mars 2020, 08:39 | Bota
Forcat amerikane dhe britanike hakmerren ndaj sulmit në bazën

Forcat e armatosur të SHBA-së dhe Britanisë kanë reaguar menjëherë pas sulmit me raketa në bazën ushtarake të Tajit në Irak, ku për pasojë humbën jetën dy ushtarakë amerikanë dhe britanikë.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së premte, forcat amerikane të shoqëruara nga aleatët britanikë ndërmorën operacione blic në disa zona të Irakut kundër grupeve iraniane që mendohet të jenë përgjegjëse për sulmin e një dite më parë.

Sipas mediave britanike, objektiv kryesor i sulmit janë grupet e militantëve islamikë që mbështeten nga regjimi iranian, të cilët ishin përgjegjës dhe për sulmet e mëparshme ndaj bazave amerikane në Irak, në muajin janar.

Përmes një komunikimi për shtyp sekretari amerikan i Mbrojtjes, Esper deklaroi se kishte marrë të gjithë mbështetjen e presidentit Trump për t’iu dhënë autorëve të sulmit përgjigjen e merituar. Megjithatë ende nuk ka detaje nga ky sulm apo nëse ka patur viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos