Forcat Speciale amerikane me shtab në Shqipëri: E përshëndes vendimin, por Rama i papërgjegjshëm

Nga A2 CNN
7 Janar 2022, 12:22 | Politikë
Forcat Speciale amerikane me shtab në Shqipëri: E përshëndes

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur lajmin e ngritjen së shtabit të Forcave Operacionale Speciale amerikane në Shqipëri, i njoftuar dje edhe nga kryeministri Edi Rama.  

Për Berishën, bëhet fjalë për “një vendim me rëndësi thelbësore për paqen dhe sigurinë e Shqipërisë, rajonit dhe NATO-s”.

Berisha nuk shmang edhe në këtë rast sulmin ndaj kreut të qeverisë shqiptare. “Padyshim që anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, kundër të cilit protestonte Edi Rama, është dhe faktori përcaktues që ka bërë të mundur marrjen e këtij vendimi”.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/477577183723389

Sipas tij, vendimi i Pentagonit  “e bën Shqipërinë dhe rajonin e NATO-n më të sigurt dhe dëshmon besimin e SHBA-së në vendin tonë mik, anëtar i NATO-s. Ky vendim është gjithashtu përgjigjja më e merituar ndaj përpjekjeve të Kremlinit për të shtrirë influencën ruse në rajon direkt dhe nëpërmjet Beogradit”.

https://a2news.com/2022/01/06/nga-shtutgarti-ne-tirane-ushtria-amerikane-sjell-njesite-elite-ne-shqiperi/

Berisha dënon gjithsesi qëndrimin e cilësuar si të ”papërgjegjshëm të Edi Ramës, që sipas tij “ka katandisur në gjendje mjerane Forcat e Armatosura të Shqipërisë me një buxhet që nuk arrin as gjysmën e atij që kërkohet nga NATO për vendet anëtare”, si dhe “keqpërdor këtë lajm të një rëndësie të veçantë për të mbuluar gjendjen tejet të vështirë financiare dhe jo vetëm në të cilën ai dhe qeveria e tij kanë lënë këto vite Forcat tona të Armatosura”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/06/komanda-amerikane-e-operacioneve-speciale-per-europen-do-te-ngreje-shtabin-e-saj-pararoje-ne-shqiperi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos