Forcat ruse rrëmbejnë një tjetër kryebashkiak

Nga A2 CNN
13 Mars 2022, 10:59 | Bota
Forcat ruse rrëmbejnë një tjetër kryebashkiak

Një tjetër kryebashkiak ukrainas u rrëmbye nga forcat e armatosura ruse. Bëhet fjalë për drejtuesin lokal të qytetit të pushtuar të Dniprorudne, i cili ndodhet në pjesën juglindore të vendit, në rajonin Zaporizhzhia.

Kryetari i bashkisë së Dniprorudne, Yevhen Matviiv, është kryetari i dytë i rrëmbyer, pas atij të Melitopolit, që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

"Krimet e luftës po bëhen sistematike," tha guvernatori i rajonit të Zaporizhzhia, Olexandr Starukh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos