Forcohet euro, ngjitet në 122.3 lekë

Nga A2 CNN
19 Korrik 2019, 14:55 | Ekonomi
Forcohet euro, ngjitet në 122.3 lekë

Euro është forcuar gjatë ditëve të fundit, duke e mbyllur javën në kuotën e 122.3 lekëve.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, ky është niveli më i lartë që prej fillimit të muajit Korrik, kur pati një forcim për shkak të kthimit në valutë të fitimeve të pashpërndara të kompanive të huaja.

Më pas, monedha e përbashkët europiane iu rikthye rënies, ndikuar nga pritshmëritë e tregut për prurjet nga turizmi. Por, me afrimin e kulmit të sezonit veror, duket se kërkesa për të thyer euro është më e ulët, çka ka sjellë forcimin e saj. 

Ndërkohë, luhatjet e vogla përgjatë kësaj periudhe tregojnë se kursi është i stabilizuar. Ekspertët parashikojnë që euro të lëvizë brenda kufijve të 122 dhe 123 lekëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos