Formacioni kundër Francës/ Kthehen titullarët, Lenjani në avantazh ndaj Roshit

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2019, 14:17 | Futboll

Pas ndryshimeve me Andorrën, trajneri Edi Reja rikthen titullarët për sfidën me Francën.

Shqipëria do të rreshtohet si zakonisht me skemën 3-5-2, ku Strakosha do të jetë në portë, ndërsa në mbrojtje përkrah Gjimshitit dhe Ismajlit kthehet edhe Dermaku. Duke njohur forcën e jashtëzakonshme të kampionëve të botës, në fazën difensive kuqezinjtë do të kalojnë me rreshtimin me 5 mbrojtës, me Hysajn nga e djathta dhe Lenjanin nga e majta që do të ndihmojnë.

Kjo është edhe arsyeja përse Lenjani duket në avantazh ndaj Odise Roshit, i cili në këtë edicion është kthyer në njeriun-asist të kombëtares.

Në qendër të mesfushës kthehet Klaus Gjasula pas pezullimit, ndërsa konfirmohen Bare dhe Memushaj.

Duke vlerësuar kontingjentin që Edi Reja ka në dispozicion, në sulm trajneri pritet të hedhë sërish dyshen Balaj-Manaj, edhe pse nuk përjashtohen surpriza nga Uzuni apo te aktivizimi i Roshit, këtë herë në një rol më të avancuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos