Formula 1, makinat dhe rregullat e reja sjellin revolucion në 2021

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2019, 12:36 | Sporte të tjera

Viti 2021 do të sjellë ndryshime të mëdha në botën e Formula 1. Rregulla dhe makina të reja do të hapin një kapitull të ri të garave të shpejtësisë, ku një ndër qëllimet kryesore do të jetë reduktimi i ndotjes së mjedisit.

Krerët e automobilizmit prezantuan njëvendëshet e reja të cilat  do të kenë ndryshime. Ato do të jenë më të rezistente si dhe do të përballojnë më shumë përplasje gjatë garës.

Skuderitë inferiore do të përforcohen duke shtuar rivalitetin në garë pasi do të jenë edhe më konkuruese.

 Një nga ndryshimet kryesore është zvogëlimi i hundës së makinës që do të thotë se pilotët mund të duelojnë edhe më pranë-njëri tjetrit. Revolucioni i vitit 2021 do të shtojë edhe më shumë spektaklin e garave të Formula 1. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos