FOTO/ Fansat nderojnë Tina Turner pas vdekjes ashtu “siç i ka hije”

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 21:12 | Aktualitet

Tina Turner ndërroi jetë një ditë më parë në shtëpinë e saj në Kusnacht të Zvicrës dhe fansat “kanë nxituar” që të nderojnë artisten e njohur. Pas lajmit për vdekjen e këngëtares legjendare, fansat e saj mbërritën jashtë shtëpisë ku dha frymën e fundit, duke e mbushur me buqeta me lule dhe dedikime për divën e muzikës.

Edhe pse Tina Turner ka lindur në Brownsville, Tenesi, vitet e fundit të jetës së saj i kaloi në Zvicër, një vend për të cilin kishte një dashuri të veçantë.

Tina Turner “iku” vetëm pesë muaj pas vdekjes së djalit të saj, Ronnie. Më 9 dhjetor 2022, Ronnie u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles, pas një beteje të pandërprerë me kancerin e zorrës së trashë e ndërsa djali i saj i madh, Craig, kishte kryer vetëvrasje me armë brenda shtëpisë së tij në korrik 2018.

Ylli i lindur në SHBA ishte një nga këngëtarët më të dashur të rrokut në botë. Këngët e saj janë dashur prej dekadash dhe ende pëlqehen ndër breza. Varrimi i saj do të bëhet me një rreth të ngushtë, sipas Mirror, me miq dhe të afërm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos