All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Franca: Tampon negativ për ata që vijnë nga vendet e BE-së. Gjermania kalon 50 mijë viktima

Nga A2 CNN
22 Janar 2021, 08:31 | Bota
Franca: Tampon negativ për ata që vijnë nga vendet e BE-së.
All - Paragraf - 1

Franca ka njoftuar se duke filluar nga e diela në mesnatë, të gjithë udhëtarët brenda Bashkimit Evropian duhet të kenë, përpara se të nisen për në Francë, certifikatën e një tamponi molekular negativ të kryer 72 orë para nisjes.

Testi do të jetë i detyrueshëm për të gjitha udhëtimet jothelbësore. Punëtorët ndërkufitarë dhe punëtorët e transportit tokësor janë të përjashtuar nga ky detyrim.

All - Paragraf - 3

Një bllokim i mëtejshëm në Francë ndoshta do të bëhet një domosdoshmëri absolute, nëse qarkullimi i variantit anglez të koronavirusit rritet ndjeshëm, paralajmëroi të enjten, ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran.

Ai shtoi se përhapja e variantit në territorin francez mund të jetë një faktor përcaktues në strategjinë që qeveria përdor për të luftuar virusin në ditët dhe javët e ardhshme.

Qytetarët në Francë aktualisht duhet të respektojnë një shtetrrethim të rreptë mbarëkombëtar nga ora 6 e pasdites, deri në 6 të mëngjesit çdo ditë dhe duhet të jenë jashtë vendbanimeve të tyre ndërmjet kësaj fashe orare vetëm për një arsye të vlefshme dhe me një certifikatë përjashtimi.

All - Paragraf - 6

Dyqanet dhe shërbimet, përfshirë bibliotekat publike, janë të hapura, por duhet të mbyllen në orën 6 pasdite, ndërsa baret, restorantet, kinematë, teatrot, muzetë dhe palestrat mbeten të mbyllura.

Ndërkaq, Gjermania ka kaluar 50 000 viktima që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit. Kjo u njoftua nga Instituti Robert Koch, organi shtetëror që merret me kontrollin e sëmundjeve infektive, në buletinin e tij të përditshëm. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos