Frendo: Çështja e studentëve zgjidhet me dialog, jo monolog!

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2018, 20:50 | Aktualitet
Frendo: Çështja e studentëve zgjidhet me dialog, jo monolog!

Numrin 1 i Kishës Katolike Shqiptare, George Frendo, në emisionin “I ftuari” në A2 foli edhe për protestën e studentëve, për të cilën ai bëri edhe një letër publike pak ditë më parë në mbështetje të tyre.

Ndërkohë në A2, Arkipeshkvi i Arkidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës u shpreh se studentët kanë të drejtë në protestën e tyre për arsim të lartë falas. Ndërkohë, ai thotë se zgjidhja është dialogu, por dialog nuk do të thotë monolog, shprehet Frendo.

Unë nuk flas si politikan, por si një person që e do këtë vend dhe të mirën e këtij vendi. Unë edhe në deklaratën time kam folur për dialog. Por duhet të jemi të qartë se çfarë do të thotë dialog. Dialogu nuk është monolog. Unë flas me ty, por çfarë kam ndërmend do ta imponoj. Dialogu nuk është as kompromis. Dialogu kërkon një hapësirë për të vërtetën dhe atë që është e drejtë. Domethënë është dëgjimi dhe vlerësimi i arsyeve të njëri-tjetrit”, u shpreh Frendo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos