Kur lindi Krishti? Simbolika e 25 dhjetorit...

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2018, 20:05 | Aktualitet
Kur lindi Krishti? Simbolika e 25 dhjetorit...

Krishtlindjet festohen në të gjithë botën, por Krishti nuk ka lindur në 25 dhjetor!

Në emisionin “I Ftuari” të gazetarit Endri Xhafo, Arkipeshkvi i Arkidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, George Frendo foli për të vërtetën e lindjes së Krishtit, por jo vetëm.

Në fakt, nga detajet që ne kemi në “Ungjillin e Lukës” duket më e mundshme që Jezusi ka lindur në pranverë jo në dhjetor. Megjithatë, Kisha kur ka vendosur që të kremtojë lindjen e Krishtit në liturgji ka caktuar këtë datë për të pagëzuar një festë pagane, e cila është festa e “Diellit të pamposhtur”. Më 21 dhjetor është dita më e shkurtër, por pas asaj date dita fillon të zgjasë dhe më 25 dhjetor, romakët kremtonin këtë festë. Të krishterët kanë thënë se Jezusi është ‘Dielli i pamposhtur’”, tregon George Frendo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos