Studentët e mbyllën protestën e tyre për këtë vit me premtimin se nëse nuk do të plotësohen kërkesat e tyre, atëherë protestat do të jenë edhe më të mëdha që në ditët e para ta janarit.
Por ndërkohë, edhe pse jo në protestë, disa prej tyre kanë vendosur t’i bëjnë një dhuratë Kryeministrit Edi Rama.
Disa nga studentët vendosën dhuratën e tyre para kryeministrisë ditën e sotme, Kushtetutën dhe një palë pantallona!
“I them Kryeministrit që i kemi bërë dhuratë një palë pantallona, që të paktën një herë në këtë vit të bëhet serioz, të bëhet kryeministër dhe ajo që është më kryesorja të lexojë kushtetutën”, shprehet një prej studentëve. (A2 Televizion)