Frika nga pandemia e Covid-19, në SHBA nis lirimi i të burgosurve

Nga A2 CNN
19 Mars 2020, 17:35 | Bota
Frika nga pandemia e Covid-19, në SHBA nis lirimi i të burgosurve

Disa burgje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur të lirojnë dhjetëra të burgosur për shkak të shfaqjes së koronavirusit në disa të dënuar në këto institucione të ekzekutimit të vendimit penal.

Kreu i Bashkisë së Nju Jorkut njoftoi së fundmi se do të lirojë dhjetëra të burgosur që rrezikohen më shumë nga kjo sëmundje, disa ditë pasi autoritetet në Los Angeles dhe Cleveland ndoqën të njëjtin shembull.

Sipas autoriteteve të burgosurit janë personat më të rrezikuar që të infektohen dhe të transmetojnë Covid-19.

Sipas autoriteteve shëndetësore, deri tani në Shtetet e Bashkuara raportohet për 9400 të prekur nga koronavirusi, mes të cilëve 152 viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos