Operacion kundër terrorizmit në Athinë, 20 të arrestuar

Nga A2 CNN
19 Mars 2020, 17:11 | Bota
Operacion kundër terrorizmit në Athinë, 20 të arrestuar

Policia greke, së bashku me strukturat e antiterrorit, organizuan një operacion të sukseshëm gjatë së cilit u arrestuan pjesëtarët e një organizate terroriste.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, operacioni u mbajt në lagjet Sepolia dhe Exarchia të Athinës dhe në fund të tij u arrestuan 20 persona, asnjëri prej tyre me nënshtetësi greke. Gjithashtu policia gjeti dhe një tunel të fshehtë të mbushur me armë dhe municione.

Të arrestuarit besohet të jenë pjesë e një organizate kurde që është shpallur e paligjshme në Turqi.

Në shtator të vitit 2017, 8 burra dhe një grua u arrestuan nga policia greke, disa ditë përpara vizitës së planifikuar të presidentit turk Erdogan. Një vit më vonë një gjykatë i la të lirë të arrestuarit për mungesë provash në lidhje me akuzat për terrorizëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos