
Të fundit në inovacion dhe në shitjet online. Bizneset në tregun shqiptar ende nuk po e përqafojnë digjitalizmin, një proces i cili rrit përfitimet dhe sjell më shumë lehtësira për konsumatorin. Për ekspertin Valer Pinderi, vendi ynë është njohur vonë me internetin dhe standardin ndërkombëtar të e-commerce, çka i shtyn shumë biznese drejt informalitetit.
Ndërkohë, shqiptarët preferojnë më shumë dyqanet fizike kjo edhe për shkak të mungesës së sigurisë në kompanitë që ofrojnë shërbime apo blerje të produkteve online. Ekspertët sugjerojnë të zbutet lidhja e fortë me cashin, apo dhe heqja e tij nga qarkullimi, një marrëveshje që është në hapat e parë me Bankën e Shqipërisë.
Së fundmi, Shoqata e Ecommerce në Shqipëri ka nisur punën për të krijuar një certifikim sigurie me të cilën do të pajisen bizneset që operojnë edhe online për të nxitur besimin te konsumatorët në pagesat me kartë.
Sipas ekspertëve, të nxitur dhe nga pandemia deri në vitin deri në vitin 2024 parashikohet që 95% e blerjeve të kryhen online. (A2 Televizion)