
Kriza energjetike po nxit investimet drejt ndërtimit të centraleve të diellit dhe erës. Vetëm në muajin prill, 8 aplikime të reja kanë mbërritur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për ndërtimin e paneleve fotovoltaike dhe eloike.
Megjithatë, diversifikimi i burimeve të energjisë vijon të mbetet larg pritshmërive. Mungesa e fuqisë punëtore, që nga inxhinierët deri tek punonjësit e thjeshtë, po pengon procesin sipas një studimi për “Aftësitë e Nevojshme në të Ardhmen e Sektorit Energjetik Shqiptar”, nga “European Training Foundation”.
Kompanitë në sektorin energjetike pohojnë se sistemi arsimor nuk është në përputhje me nevojat e sektorit. Një hendek i tillë lidhet edhe me daljen në pension të shumë punëtorëve të kualifikuar, kështu që kompanitë po përballen me vështirësi për t’i zëvendësuar ata me punëtorë të rinj të kualifikuar në treg. (A2 Televizion)