
Papunësia, veçanërisht ajo afatgjatë, po ushqen një sërë procesesh të dëmshme për vendin. Emigracioni është një prej tyre.
Një nismë e re e Ministrisë së Financave synon të ofrojë subvencione për individët dhe bizneset nëse këto të fundit ofrojnë trajnime.
Gjithashtu, në rast se sipërmarrjen garantojnë punësimin e këtyre personave, qeveria paguan për 8 muaj sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punëmarrësve. Programi ofron mbështetje për kostot e transportit, si dhe për personat me aftësi ndryshe, kushte në vendin e punës.
Megjithatë, ekspertë të tregut të punës vlerësojnë se në luftën ndaj papunësisë, institucioneve iu mungon një hallkë, ajo e këshillimit të të rinjve dhe inventarizimit të nevojave të tregut të punës.
Aktualisht në vend numërohen mbi 162 mijë të papunë, prej të cilëve 103 mijë vuajnë nga mungesa e një page prej më shumë se një viti. (A2 Televizion)