Frikë në ndeshjen Marseille-Montpeiller, lojtari shembet pa ndjenja në fushë

Nga A2 CNN
1 Prill 2023, 19:07 | Futboll

Në kampionatin francez të futbollit është shkaktuar panik gjatë ndeshjes Marseille-Montpellier pasi njëri prej lojtarëve ra pa ndjenja në minutën e 17 të takimit.

Qendërmbrojtësi i Montpellier, Kiki Koujate ra në tokë pa ndjenja pas një përplasje me Bitinia. Menjëherë shokët e tij të skuadrës kanë lajmëruar gjyqtarin e ndeshjes dhe ky i fundit ka ndërprerë lojën për t’i dhënë lojtarit ndihmën e parë.

Pas 5 minutash, lojtari me numrin 4 u ngrit sërish në këmbë por nuk dukej të ishte në gjendje të mirë, ndaj u zëvendësua në minutën e 22-të duke i lënë vendit, ish lojtarit të PSG-së, Mahmadou Sakho. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos